Tragjike: 29-vjeçarja nga Kosova dhe djali i saj trevjeçar vdesin në një aksident në Gjermani

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar, pasi një aksident tragjik në Gjermani u ka marrë jetën një nëne të re dhe djalit të saj të mitur.

Sipas informacioneve, viktimat janë një 29-vjeçare dhe djali i saj trevjeçar, të cilët ishin me origjinë nga Gjakovë.

Ngjarja ka ndodhur në një zonë urbane, ku sipas raportimeve të mediave gjermane, ata janë goditur nga një kamion teksa ndodheshin në trotuar. Mësohet se në momentin tragjik, nëna po e dërgonte djalin e saj në kopsht.

Burime pranë familjes kanë konfirmuar për Klan Kosova identitetin dhe prejardhjen e viktimave, ndërsa autoritetet gjermane kanë konfirmuar gjithashtu rastin dhe rrethanat fillestare të aksidentit.

Ngjarja ka shkaktuar dhimbje të madhe te familjarët dhe të afërmit, si dhe ka prekur thellë opinionin publik, duke sjellë reagime të shumta ngushëllimi.

Autoritetet në Gjermani kanë nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit, ndërsa pritet që në ditët në vijim të publikohen më shumë detaje lidhur me këtë tragjedi.

Leave a Comment