
Vetëm pak javë pasi ndau me publikun lajmin e bukur se është në pritje të ëmbël, ish-konkurrentja e programit “Për’puthen”, Alvisa Qarri, ka përjetuar një tjetër moment emocionues.
Ajo ka zbuluar më në fund gjininë e fëmijës së saj të parë, duke e ndarë këtë gëzim të madh me të gjithë ndjekësit në rrjetet sociale.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Alvisa ka publikuar pamje nga festa e organizuar posaçërisht për zbulimin e gjinisë.
Në një ambient të kuruar me shumë finesë, të rrethuar nga tullumbace të bardha dhe dekore, çifti zbuloi se së shpejti do të bëhen prindër të një vajze.
Vetë Alvisa e ka konfirmuar lajmin e ëmbël përmes mbishkrimit të saj, ku shprehet: “Një princeshë po vjen në jetën tonë”.
Seksioni i komenteve është mbushur me fjalë të ngrohta, dhe duke i uruar ardhje të mbarë dhe shëndet të plotë të voglës që pritet t’i shtohet familjes, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE