Protagonist i minutave të para të spektaklit ka qenë pikërisht “Flori Official”, një personazh tashmë i njohur gjerësisht për publikun shqiptar falë mënyrës së tij unike dhe tejet interesante të reklamimit gjatë shitjes së makinave.
Me stilin e tij karakteristik që e ka bërë të famshëm në rrjetet sociale, Flori bëri një hapje epike duke thënë shprehjen e tij virale:
“Jepet me qera shtëpia e Big Brother VIP Albania, por pa banorët!”
Pas kësaj batute, kamera u fokusua duke dhënë pamje mahnitëse të ambienteve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Emocionet sapo kanë nisur dhe ky është vetëm fillimi i një nate që premton shumë surpriza.
Tashmë, sytë e të gjithëve janë mbërthyer pas ekranit, në pritje të mesnatës për të zbuluar se cili nga finalistët do të fitojë çmimin e madh të këtij edicioni.