VIDEO QË PO THYEN RRJETIN: Miri dhe Selin shihen bashkë në një lokal në qendër të Prishtinës! (VIDEO)

Një video që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale ka rikthyer në vëmendje dy nga emrat më të komentuar të Big Brother VIP Albania 5: Miri dhe Selin. Ish-banorët, të cilët krijuan dinamika të forta brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, janë parë së fundmi së bashku në një lokal në qendër të Prishtina, duke ngritur menjëherë dyshime dhe kureshtje tek fansat.

Pamjet, që sipas burimeve janë regjistruar pasditen e sotme, tregojnë dyshen në një atmosferë të qetë dhe mjaft miqësore. Ata shihen duke biseduar dhe duke kaluar kohë së bashku, ndërsa personat përreth duket se i kanë njohur dhe kanë nisur menjëherë regjistrimin e momentit që tashmë është bërë viral.

Kujtojmë se Selin ishte fituesja e edicionit të pestë, ndërsa Miri u rendit si një nga finalistët më të fortë të garës . Marrëdhënia e tyre brenda shtëpisë u karakterizua nga ulje-ngritje, debate, por edhe momente afrimiteti që shpesh kanë bërë publikun të aludojë për një raport më shumë sesa miqësor.

Pas përfundimit të spektaklit, të dy kanë qenë relativisht të rezervuar në daljet publike së bashku, duke mos konfirmuar asnjëherë në mënyrë të qartë natyrën e marrëdhënies së tyre. Pikërisht për këtë arsye, kjo dalje e përbashkët në Prishtinë ka ndezur rrjetin, me fansat që po komentojnë në masë dhe po përpiqen të zbulojnë nëse kemi të bëjmë me një miqësi të fortë apo diçka më shumë.

Deri më tani, as Miri dhe as Selin nuk kanë reaguar publikisht për videon që po qarkullon. Megjithatë, një gjë është e sigurt: prania e tyre së bashku ka mjaftuar për të rikthyer vëmendjen dhe për të krijuar një tjetër “valë” diskutimesh në rrjet.

A është kjo thjesht një takim miqësor apo fillimi i një historie të re? Fansat mbeten në pritje të një reagimi nga vetë protagonistët.

Leave a Comment