TRAGJEDI AJRORE: U rrëzua avioni – nuk ka të mbijetuar, publikohet numri i viktimave!

Avioni “Cessna 208 Caravan” u rrëzua në jugperëndim të Juba, ku humbën jetën të gjithë 14 personat që ndodheshin në të.

Autoriteti i Aviacionit Civil të Sudani i Jugut njoftoi të hënën se avioni, i operuar nga CityLink Aviation, humbi kontaktin gjatë fluturimit nga qyteti Yei drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Juba

Sipas njoftimit, avioni ishte nisur në ora 09:15 sipas kohës lokale, ndërsa kontakti ishte humbur në orën 09:43. Në bord ndodheshin 13 pasagjerë dhe piloti, mes tyre edhe shtetas të Kenias dhe Sudanit të Jugut.

Raportet paraprake tregojnë se aksidenti mund të jetë shkaktuar nga kushtet e këqija atmosferike, kryesisht nga dukshmëria e ulët. Shkaqet zyrtare të tragjedisë ende nuk janë konfirmuar.

Leave a Comment