“E adhuroj”/ Ola pendohet për fjalën që ia drejtoi Arbanës, ja çfarë sapo deklaroi

Konkurrentja e “Ferma VIP”, Fabjola Elezaj, ka sqaruar pozicionin e saj lidhur me përdorimin e fjalorit të papërshtatshëm gjatë transmetimit të fundit.

Ajo ka theksuar se termi i përdorur nuk kishte si objektiv moderatoren Arbana Osmani, duke e cilësuar ngjarjen si një gabim të sajin.

Elezaj ka shprehur vlerësim për drejtuesen e programit, duke argumentuar se prania e saj ka qenë një nga arsyet kryesore të pranimit të ftesës për të marrë pjesë në këtë projekt televiziv.

Lidhur me këtë situatë, ajo deklaroi:
Ishte gabim. Me e dit si ndjesi mbase më kishte bërë me u ndje më mirë, nuk më bëri. Ama përsa i përket fjalës që thashë, nuk i drejtohet…unë thjesht desha personit të parë që do më flasi do ja thoja thjesht me e pa si merret kur e them unë dhe si është me nxjerrë fjalë të tilla nga goja. Nuk e shijova. Dhe nëse është marrë në kuptimin e parë që unë i drejtohem Arbanës, që është gjëja e fundit që unë do kisha bërë, sepse kur mu bë ftesa 50% e arsyes se kam ardhur është se e drejton ajo. E adhuroj në çdo drejtim, si karrierë si në familje.”

 

Leave a Comment