Ofendimi ndaj Arbanës dhe incidentet gjatë publicitetit, Agai merr vendimin e ashpër ndaj Fabiolës

Ngjarjet e fundit të regjistruara në formatin televiziv “Ferma VIP”, të cilat kulmuan me përdorimin e fjalorit ofendues nga ana e Olës ndaj moderatores Arbana Osmani dhe incidentet e përsëritura gjatë hapësirave publicitare, kanë detyruar produksionin të ndërhyjë me masa penalizuese.

Këto masa vijnë si pasojë e shkeljeve të njëpasnjëshme të rregullores së programit.

Përveç përplasjes verbale në transmetim të drejtpërdrejtë, pamjet dhe dëshmitë e banorëve zbardhën edhe veprime të tjera agresive nga ana e Olës gjatë shkëputjeve publicitare, përfshirë goditjen me kanaçe ndaj Bujakas dhe tentativën e parandaluar për të goditur me këpucë Mimoza Ahmetin.

Përballë kësaj situate, “Agai” ka marrë një vendim të ashpër disiplinor. Së fundmi, në ambientet e shtëpisë ka mbërritur një zarf me një njoftim zyrtar për të gjithë banorët.

Përmes këtij komunikimi, produksioni ka bërë të ditur anulimin e menjëhershëm të televotimit aktual të javës.

Për shkak të veprimeve të saj, është vendosur që Ola të shkojë e vetme në një televotim të ri, duke e lënë vendimin për vazhdimësinë ose përjashtimin e saj nga gara ekskluzivisht në gjykimin e publikut.

Leave a Comment