
11 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur ditën e sotme në Deçan, Kosovë. Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur në Prilep, ku 3 automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. 11 persona që udhëtonin në këto makina janëplagosur, por fatmirësisht, janë jashtë rrezikut për jetën. ‘’Sot rreth orës 18:00, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Prilep- Deçan, në këtë aksident ishin të përfshira tre makina dhe si pasojë e këtij aksidenti njëmbëdhjetë (11) persona kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar ne spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor’’, është thënë nga Policia.