
Banorët e zonës së ish Kënetës në Durrës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy fëmijë viktima dhe një të plagosur rëndë, kanë treguar se si ndodhi ngjarja e rëndë mesditën e kësaj të diele.
Njëri prej banorëve tregoi për gazetaren Klodiana Haxhiaj po luanin me top, ku makina tip Benz, që drejtohej nga 57-vjeçari Nikoll Radaçi, ka ardhur me shpejtësi të madhe duke i përplasur, dhe duke lënë dy prej tyre të vdekur në vend. Ai theksoi se dy janë vëllezër, ndërsa i mituri tjetër është djalë i vetëm.
Njëri nga vëllezërit ka shpëtuar por ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar në spitalin e Traumës.
“I kam kushërinj prindërit e tyre, makina erdhi me shpejtësi maksimale. I ka goditur dhe i ka copëtuar. Po luanin me top. Babën e vet e ka në Itali, e ka të sëmurë. Ata dy të shtëpisë tjetër janë vëllezër, njëri ka shpëtuar. Në Tiranë është dërguar.”, u shpreh njëri prej banorëve.
Ndërsa një tjetër banor, duke e cilësuar ngjarjen si masakër, shtoi:
“Njëri nga Puka, dy vëllezërit nga Berati. Rruga është shumë e rrezikshme. Jemi ndjerë shumë keq. Janë si fëmijët e mi. Më keq nuk ka më. Kur pashë njerëzit u afrova. Masakër. Kaloi me shpejtësi. Biles njërit kokën ia ndau, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE