
Policia e Tiranë ka reaguar me njoftim zyrtar në lidhje me operacionin e nisur mbrëmjen e djeshme në Tiranë kundër disa Call Center-ave të dyshuar për mashtrim kompjuterik.
Nga ky operacion i cili ka zgjatur rreth 2 vite sipas njoftimit të policisë, janë vendosur 7 masa arrest me burg, dy masa të tjera, ndalim jashtë vendit dhe detyrim paraqitje.
U sekuestruan 890 mijë euro, pajisje elektronike, 443 kompjuterë, 238 telefona celularë dhe 6 laptopë. Ky operacion policor u drejtua nga Drejtoresha e Krimit Kibernetik Ervina Gjana dhe Prokuroria Rovena Zoto.
Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me autoritetet austriake dhe me mbështetjen e Europolit, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Ghost Call”, në kuadër të goditjes së veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”.
Ky operacion është rezultat i një hetimi të thelluar nga strukturat e hetimit të krimit kibernetik, i cili ka zgjatur rreth 2 vite. Hetimi nisi me iniciativën e strukturave të krimit kibernetik, pas një kërkese për informacion të ardhur nga autoritetet austriake, duke çuar në zbulimin dhe dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale.
Gjykata e Tiranës vendosi lejimin e kontrollit të ambienteve ku ushtronin aktivitetin subjektet, si dhe kontrollin e banesave të 9 shtetasve të dyshuar.
Gjatë ndërhyrjes në ambientet e këtyre subjekteve, u konstatuan operatorë të ndryshëm duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm, çka mundësoi dokumentimin e menjëhershëm të veprimtarisë kriminale.
Në vijim të veprimeve procedurale, me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, u caktuan masat e sigurimit si më poshtë:
• “Arrest me burg” për 7 shtetas, konkretisht për shtetasit E.D. I datëlindjes 24.10.1978; M.H. i datëlindjes 14.07.2002; T.A. i datëlindjes 19.06.2003; L.T. i datëlindjes 28.08.1993 dhe Xh.M. i datëlindjes 05.12.1997, për të cilët u bë ekzekutimi i masave të arrestit. Ndrsa për shtetasit Xh. H. i datëlindjes 10.06.1995 dhe M.L. i datëlindjes 04.12.1997, u bë shpallja në kërkim.
• “Ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore” për 2 shtetas, ku masa u ekzekutua për shtetasen A.V., datëlindja 29.12.1993.
Po ashtu, gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë, në kushtet e ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm, shtetasit:
* K.B. i datëlindjes 06.04.1988;
* E.H. i datëlindjes 17.11.2000;
* B.B. i datëlindjes 02.10.2001;
* K.D. i datëlindjes 15.12.2001;
* E.T. i datëlindjes 04.08.1994.
Si dhe u bë shpallja në kërkim edhe për shtetasin D.J., i datëlindjes 02.08.2002.
Nga veprimet hetimore rezultoi se këta shtetas u identifikuan si individë me peshë në strukturën e aktivitetit kriminal, në rolin e drejtuesve të ekipeve.
Ekzekutimi i vendimeve u realizua nga oficerët e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, si dhe në koordinim të plotë me hetues nga autoritetet austriake dhe ekspertë të Europolit, të cilët ishin pjesëmarrës gjatë operacionit.
Gjatë ushtrimit të kontrolleve, u gjetën dhe u sekuestruan vlera të konsiderueshme monetare, në total 891,735 euro, si dhe një numër i madh pajisjesh elektronike, konkretisht:
* 443 kompjuterë;
* 238 telefona celularë;
* 6 laptopë;
si dhe pajisje të tjera si HDD, DVR etj., që dyshohet se janë përdorur për kryerjen e aktivitetit kriminal.
Materialet e sekuestruara do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.
Policia e Shtetit mbetet e angazhuar maksimalisht në luftën kundër krimit kibernetik.
Gjithashtu duhet theksuar qe eshte hera e pare qe goditen 4 ambjente ne te njejten kohe per veprimtari te jashteligjshme me qellim mashtrimin online te shtetasve te huaj. bashkpunimi operacionit policor u drejtua nga Drejtoresha e Krimit Kibernetik Ervina Gjana dhe Prokuroria Rovena Zoto, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE