
Pas 11 vitesh kërkimesh, Interpol Tirana, në bashkëpunim me partnerë britanikë, ka arritur të arrestojë në Angli një shtetas shqiptar të kërkuar për trafik droge në Kosovë. Sipas dokumenteve nga Gjykata e Magjistraturës së Qytetit të Westminster, Top Channel ka njoftuar se personi i arrestuar për qëllime ekstradimi është Gëzim Çela, 37 vjeç.
Mësohet më tej se gjykata e shkallës së parë është informuar se autoritetet shqiptare kanë lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për Çelën, pasi ai akuzohet se është përfshirë në një bashkëpunim kriminal me Fran Merdhocin, Alfred Mikelin, Arif Çelën dhe Victor Lekgegaj më 15 tetor 2015, për trafikimin e 49 kilogramëve kanabis drejt Kosovës.
Gëzim Çela do të paraqitet në seancën e radhës për ekstradimin më 4 qershor 2026, në orën 10:00.
Ndërkohë, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë, e vendosur në Ministrinë e Drejtësisë në Tiranë, ka një afat prej 40 ditësh për të dërguar dosjen përkatëse së bashku me një garanci të nënshkruar nga Ministri i Drejtësisë Toni Gogu, e cila siguron që Çela do të ketë të drejtën e një rigjykimi pasi të jetë dënuar në mungesë.
Bazuar në atë që thotë gjykata britanike, ai nuk mund të ndjekë procedurat e ekstradimit me kusht, pasi vepra penale për të cilën akuzohet është e rëndë.