Buzëqeshja ishte thjesht fasadë! Gresa bojkoton Ferma VIP, menaxheri bën deklaratën e papritur pas largimit të saj!

Mbrëmjen e djeshme, Gresa vendosi të ndërpresë përfundimisht rrugëtimin e saj në spektaklin “Ferma VIP”, duke kërkuar vetë largimin nga shtëpia.

Gjatë dhënies së vendimit në Prime, ajo u shpreh se e mori këtë hap pasi po ndiente t’i humbiste energjia e mirë që e karakterizon.

Ajo shtoi se përplasjet e vazhdueshme me shkrimtaren Mimoza Ahmeti e kishin detyruar të shfaqte një anë të saj negative, të cilën nuk e ka në jetën reale jashtë formatit.

Teksa u largua nga studioja, Gresa u shfaq e qeshur dhe plot mirënjohje për këtë eksperiencë televizive.

Megjithatë, duket se kjo dalje paqësore ka qenë vetëm një fasadë e momentit para kamerave, pasi e vërteta jashtë tyre flet për një hatërmbetje të thellë me produksionin.

Kjo krisje u bë e qartë ditën e sotme, kur Gresa theu traditën e formatit, ku ish-banorja nuk është paraqitur në studion e Ferma VIP Club.

Në një përpjekje të stafit të programit për të vendosur kontakt me të dhe për ta ftuar, përgjigja që kanë marrë ka qenë e prerë dhe e papritur.

Menaxheri i Gresës i ka komunikuar stafit se ajo “i ka mbyllur punët një herë e mirë me Fermën”, duke refuzuar çdo lloj komunikimi apo daljeje të mëtejshme në ekranet e këtij formati.

Ky reagim tregon qartë se pas atij largimi të buzëqeshur, fshihen pakënaqësi të mëdha që e kanë shtyrë ish-banoren të distancohet përfundimisht nga çdo gjë që lidhet me reality show-n.

Leave a Comment