Çfarë ndodhi me Arbana Osmanin live? Detaji që shumëkujt i shpëtoi mbrëmë (VIDEO)

Një moment i pazakontë gjatë Prime-t të fundit të Ferma VIP ka ndezur menjëherë komentet në rrjetet sociale.

Gjithçka ndodhi gjatë shpalljes së televotimit, kur në ekran u shfaqën emrat e banorëve që rrezikonin eliminimin. Për disa çaste, mes emrave të përmendur u vu re edhe Bujaka, së bashku me Ilirin, Zhakundhe Sarën.

Megjithatë, situata mori një kthesë të papritur kur Mimoza Ahmeti ndërhyri dhe pyeti drejtpërdrejt Arbana Osmanin:

Po Bujaka është në televotim?

Advertisements

Pyetja duket se e vendosi moderatoren në një moment konfuzioni, pasi Bujaka ishte shpallur më herët Kryefermer i javës, status që teorikisht i garantonte imunitet.

Për disa sekonda, Arbana u duk e hutuar nga situata, ndërsa më pas sqaroi:

Jo, Bujaka nuk është në televotim.

Ky moment nuk kaloi pa u komentuar nga publiku, i cili vuri re menjëherë konfuzionin gjatë transmetimit live.

Në rrjetet sociale kanë nisur diskutime të shumta, me ndjekës që pyesin nëse bëhej fjalë për një gabim teknik, një keqkuptim në studio apo thjesht një moment i sikletshëm gjatë spektaklit.

Pamjet po qarkullojnë gjerësisht online, duke u kthyer në një nga momentet më të komentuara të Prime-t të fundit.

Leave a Comment