Cpo ndodh!? Vetem pak jave pasi fitoi Big Brother, Selin perfundon ne Gjykate? (DETAJET)

Debati mes ish-banorëve të “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollatit dhe Rogertit, duket se po vijon edhe jashtë shtëpisë.

Së fundmi, Rogerti ka publikuar një projekt muzikor në bashkëpunim me reperin Don Phenom, ku gjatë këngës përmendet emri “Selina”.

Ndërkohë, gjatë një interviste në emisionin “Goca dhe Gra”, Selini u shpreh se ishte këshilluar të ndiqte rrugë ligjore për përdorimin e emrit të saj, por ajo theksoi se nuk kishte ndërmend të drejtohej në gjykatë, duke deklaruar: “Ka një Zot lart që sheh.

 

Nga ana tjetër, Rogerti reagoi për herë të parë lidhur me këtë situatë, ku ai ishte i ftuar në poodcast-in me moderatoren Ilnisa Agolli.

Ai u përpoq të distancohej nga çdo lidhje me Selinin, duke sqaruar: “Selin e ka Selin Bollati, jo Selina. Dhe Selina domethënë kur ta google-ojnë, domethënë dritë (light) në Arabi.”

Leave a Comment