Sipas të dhënave hetimore, konflikti nis në vitin 2016, kur Genc Mhillaj humbi jetën me armë zjarri në një ngjarje kriminale, për të cilën si të dyshuar u akuzuan Kreshnik Mujeci dhe kushëriri i tij Jozef Mujeci.
Më 27 nëntor 2018, Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër i shpalli të pafajshëm të dy të pandehurit, ndërsa më 6 nëntor 2019 edhe Gjykata e Apelit rrëzoi ankimin e prokurorisë duke lënë në fuqi vendimin. Më 31 tetor 2024, Gjykata e Lartë e riktheu çështjen për rigjykim në Apel, duke e lënë ende të hapur dosjen gjyqësore.
Ngjarja kulmoi më 26 prill 2026, rreth orës 14:50 në aksin Balldren–Torovicë, ku Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortja e tij Gentjana u qëlluan me breshëri armësh ndërsa udhëtonin me automjet. Sipas policisë, autorët kanë përdorur dy makina: një “Audi A4” për ndjekje dhe vëzhgim, dhe një “Volkswagen” pa targa që i ka prerë rrugën viktimave para se të hapet zjarri. Në vendngjarje u gjetën rreth 30 gëzhoja, ndërsa hetimet konfirmojnë pistën e hakmarrjes dhe vijojnë për kapjen e tre të dyshuarvedo t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE