E FUNDIT: Reagojnë familjarët e Mozës, paralajmërojnë procedura gjyqësore ndaj disa banorëve (FOTO)

Zhvillimet rreth Mozës kanë marrë një kthesë të fortë, pas një reagimi të publikuar së fundmi në rrjete sociale, ku familjarët e saj shprehen të tronditur nga ajo që, sipas tyre, po ndodh ndaj saj që prej hyrjes në “Ferma VIP”.

Në postimin e publikuar, thuhet se Moza është kthyer në objekt sulmesh, shpifjesh dhe deklaratash absurde nga persona që, sipas familjarëve, nuk kanë lidhje me të vërtetën. Ata theksojnë se çdo ditë po krijohen histori të reja vetëm për famë, klikime dhe përfitime personale.

Familjarët shprehen se më e rëndë është fakti që, sipas tyre, po sulmohet një grua e cila nuk ka mundësi të mbrojë veten, pasi ndodhet e izoluar brenda formatit. Ata e cilësojnë të turpshme ndërtimin e një “show” mbi gënjeshtra dhe manipulime, duke shtuar se kjo situatë nuk po dëmton vetëm imazhin e Mozës, por edhe familjen e saj.

Në reagim paralajmërohet se, pasi Moza të dalë nga shtëpia, shumë persona mund të përballen me padi për çdo deklaratë të pavërtetë dhe shpifje të bërë publikisht.

“Vazhdoni sot me shpifje për klikime e vëmendje, por nesër secili do të mbajë përgjegjësi për baltën që ka hedhur”, thuhet mes të tjerash në postim.

Ky reagim ka ndezur menjëherë debat në rrjete sociale, ku ndjekësit janë ndarë mes mbështetjes për Mozën dhe komenteve mbi situatat e krijuara brenda shtëpisë. Tashmë pritet të shihet nëse do të ketë një reagim nga produksioni apo nga banorët e përmendur në këtë paralajmërim.

Leave a Comment