“E kanë rrahur në Astir, ja pse”/ G-Bani trazon rrjetin me deklaratën për Gjestin

Reperi i njohur G-Bani ka tërhequr vëmendjen e publikut me një deklaratë të fortë të bërë së fundmi gjatë një interviste në një podkast.

Ai ka folur për një incident të ndodhur në të kaluarën që përfshin Gjestin, duke zbuluar një prapaskenë të panjohur.

Sipas G-Banit, para se Gjesti të bëhej pjesë e formatit televiziv Big Brother, ai ishte përfshirë në një situatë problematike në zonën e Astirit në Tiranë. Reperi tregoi se Gjesti kishte xhiruar gomat e makinës pranë studios së një mikut të tij, veprim ky që ka sjellë një përplasje të ashpër fizike.

Para se me u fut në Big Brother, ka xhiruar gomat e makinës në Astir dikur te studio e një shokut tim, dhe e kanë rrahur. Po e kanë rrahur sepse bën gjeste,” është shprehur G-Bani gjatë bisedës, duke nënkuptuar se sjellja e tij provokuese ka qenë arsyeja kryesore e këtij konflikti.
Kjo deklaratë e papritur ka ngjallur menjëherë reagime dhe komente të shumta në rrjetet sociale. Deri në këto momente, nga ana e Gjestit nuk ka pasur ende asnjë reagim zyrtar për të sqaruar, konfirmuar apo mohuar këtë ngjarje të pretenduar nga reperi.

Leave a Comment