Egli e papërmbajtshme, ekspozon linjat trupore në bikini

Artistja e njohur shqiptare, Egli Tako, ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjetet sociale me një paraqitje mjaft atraktive në Instagram.

Ajo ka publikuar një Instastory ku shfaqet e veshur me bikini, teksa po shijon ditët e nxehta të verës dhe po merr rreze dielli në plazh. Me këtë paraqitje, Egli ka arritur të “ndezë” rrjetin, duke marrë komente të shumta nga fansat, të cilët kanë vlerësuar format e saj trupore dhe stilin e saj të veçantë.

Në postimin e publikuar, artistja është shfaqur në një atmosferë relaksuese buzë detit, ndërsa duket se po e shijon maksimalisht pushimin dhe motin e ngrohtë.

“Unë e ndoqa nga plazhi emisionin sot”, ka shkruar Egli krahas videos, duke lënë të kuptohet se edhe gjatë pushimeve ajo vazhdon të jetë e lidhur me projektet dhe angazhimet e saj.

Paraqitjet e saj të shpeshta në rrjetet sociale vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes, duke e bërë Eglin një nga figurat më të komentuara të momentit.

Leave a Comment