
Ish-banori i “Big Brother VIP 5”, Gimbo, zbuloi në “Goca dhe Gra” detaje nga takimi i Selin Bollatit me mamanë e tij.
Çifti, i cili nisi një romancë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ka vijuar me marrëdhënien e tyre edhe pas përfundimit të “BB VIP”.
“Çika është duke u bërë gati (qesh). Selinës i kam treguar që do të të dërgoj, e kishim një takim shumë të mirë, u kënaqëm. Ishalla kështu vazhdon”, tha Gimbo.
Po ashtu Gimbo zbuloi detaje nga albumi i ri, bashkëpunim me shokun e tij Gjestin, fitues të “Big Brother VIP 4”.
“Albumi ka të veçantë, secila këngë është ndryshe nga tjetra, është një sound i ri. Nuk e keni ndjerë ndonjëherë, për këtë jemi munduar ta bëjmë në mënyra autentike të muzikës shqiptare”, u shpreh ai, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE