
Një moment shumë emocionues ka ndodhur së fundmi në Ferma VIP, ku Mimoza Ahmeti ka marrë një surprizë të veçantë nga mbështetëset e saj në SHBA.
Teksa banorët ndodheshin në ambientet e jashtme të fermës, një dron ka fluturuar mbi shtëpi me një mesazh dedikuar ekskluzivisht Mozës.
Mesazhi vinte nga “Gocat e Michigan, USA” dhe në të shkruhej:
“Mbretëreshës nuk i ulet koka, se nuk e lë kurora.”
Sapo e lexoi mesazhin, Moza u shfaq shumë e emocionuar dhe e surprizuar nga ky gjest.
Në pamje, ajo shihet duke buzëqeshur e lumtur dhe duke reaguar me shumë emocion ndaj mbështetjes që po merr nga jashtë fermës.
Momenti po bën xhiron e rrjetit, ndërsa shumë ndjekës po komentojnë dashurinë dhe mbështetjen e madhe që publiku vazhdon të tregojë për Mozën gjatë rrugëtimit të saj në reality show.