
DJ Gimbo ka zbuluar projektin e tij më të ri muzikor, i cili lidhet ngushtë me një nga momentet më të komentuara të eksperiencës së tij në Big Brother VIP Albania.
Ai ka vendosur të rikthejë në një version modern këngën ikonike “DJ” të Rezarta Shkurtës, një hit që ka lënë gjurmë në muzikën shqiptare prej dy dekadash.
Kënga fitoi një popullaritet të ri gjatë qëndrimit të Gimbo-s dhe Selin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duke u kthyer në një simbol të veçantë për dyshen.
Pikërisht për këtë arsye, artisti ka zgjedhur ta sjellë atë në një remiks të ri, të shoqëruar edhe me videoklip.
Projekti do të publikohet më 5 qershor dhe pritshmëritë janë të larta. Në pamjet e publikuara nga xhirimet në rrjetet sociale, vëmendjen më të madhe e ka marrë Selin, fituesja e edicionit të pestë të BBVA, e cila është edhe protagonistja kryesore e klipit.
Pas interesit të madh që ka shoqëruar çiftin pas përfundimit të spektaklit, ky projekt pritet të tërheqë vëmendjen e fansave dhe të rikthejë nostalgjinë e një kënge që tashmë po jeton një jetë të dytë në skenën muzikore shqiptare.