Nuk duroi më! 19- vjeçarja Prayla Key Troplini në Durrës i dha fund jetës

Vajza në foto është Prayla Key Troplini… vetëm 19 vjeçe, me ëndrra dhe një jetë përpara, por që mëngjesin e kësaj të diele

humbi jetën në një ngjarje tragjike që ka tronditur qytetin e Durrës. Sipas informacioneve paraprake, e reja dyshohet se është

hedhur nga kati i pestë i një pallati, ndërsa burime bëjnë me dije se ajo ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike. Një histori

që lë pas dhimbje, lot dhe shumë pikëpyetje: A mund të ishte parandaluar kjo tragjedi? A po dëgjojmë mjaftueshëm thirrjet për ndihmë të të rinjve?

Banorët e zonës dhe kalimtarët kanë mbetur të shokuar nga ajo që panë, duke njoftuar menjëherë shërbimet e emergjencës.

Fatkeqësisht, 19-vjeçarja kishte ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të rënda. Forcat e policisë mbërritën

menjëherë në vend dhe nisën hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa trupi i pajetë u transportua për ekspertizë mjeko-ligjore.

Kjo ngjarje e dhimbshme është një kambanë alarmi për shoqërinë dhe familjet tona. Shëndeti mendor nuk duhet neglizhuar dhe as vuajtjet e heshtura të të rinjve. Ndonjëherë, një përqafim, një bisedë apo një “si je?” i sinqertë mund të shpëtojë një jetë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Leave a Comment