
Sezoni i “Big Brother VIP Albania” po i afrohet finales së madhe dhe pyetja që po dominon diskutimet mes publikut mbetet e njëjtë: kush do të shpallet fitues i këtij edicioni.
Kësaj dileme i është përgjigjur me humor edhe opinionisti i programit, Arbër Hajdari, gjatë një interviste të fundit në Top Albania Radio (TAR), ku u pyet drejtpërdrejt për emrin e fituesit të mundshëm.
