
Këngëtarja Dafina Zeqiri ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një dhuratë të pranuar nga fituesja e “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, dhe partneri i saj, DJ Gimbo.
Çifti e ka uruar artisten për shtatzëninë e saj të dytë përmes një buqete me lule dhe një kartoline me një mesazh të përzgjedhur.
Në urimin e shkruar për Dafinën shkruhej:
“Coolest mamma in town!!! Shumë urime edhe shtatzëni të mbarë. Puthe Daskan nga ne dhe kujdesu për veten… much loveee Selin & Gimbo”.

Kjo surprizë vjen pak kohë pasi Dafina Zeqiri zbuloi publikisht se është në pritje të fëmijës së dytë.
Lajmin e ëmbël ajo e dha gjatë koncertit të saj “Supernova” në Tiranë, ku tregoi se djali i saj i parë, Daskani, do të bëhet me një vëlla ose motër.
Gjatë performancës, këngëtarja u shpreh me humor se kishte kënduar “vetë e dyta”, duke shtuar me batutë se bashkë me partnerin e saj, Kreshnik Gjergjin, po bëjnë një skuadër futbolli, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE