Plas keq mes llirit dhe Bujakës, kërkohet ndërhyrja e fermerëve të tjerë

Raporti mes Ilir Shaqirit dhe DJ Bujaka brenda “Ferma VIP” ka qenë i mbushur me debate të vazhdueshme dhe “kunja” të ndërsjella, por duket se situata tani ka kaluar çdo limit.

Tensionet mes tyre njohën një pikë kulminante pas spektaklit të fundit “Prime”, ku Bujaka u shpall fitues i sfidës së imunitetit, një fitore që u shoqërua me polemika të shumta nga disa fermerë, përfshirë edhe vetë Ilirin, i cili e akuzoi për përdorim të forcës fizike.

Prej atij momenti, dyshja ka pasur përplasje të shpeshta, por në orët e fundit situata ka degraduar aq shumë sa rrezikoi të kthehej në një sherr të hapur fizik. Siç shihet në videon e fundit të publikuar, Iliri dhe Bujaka janë shfaqur duke debatuar afër njëri-tjetrit.
Në mes të një fjalori të ashpër dhe tensioneve të larta, ku nuk u kursyen as ofendimet, atmosfera në shtëpi është rënduar ndjeshëm. Në një moment, ka qenë Kostana ajo që ka ndërhyrë për t’i ndarë. Ajo është parë duke u përpjekur të largojë dyshen nga njëri-tjetri, nga frika se debati mund të shkallëzohej në përdorim të dhunës fizike.

Ky incident i rëndë pritet të jetë një nga temat kryesore të diskutimit në spektaklin e radhës, ndërsa mbetet të shihet nëse produksioni do të marrë masa shtesë për të qetësuar gjakrat mes tyre.

Leave a Comment