Plas në rrjet! Akili bën deklaratën e fortë për Mozën dhe produksionin

Një reagim i fortë në rrjetet sociale ka ardhur nga Akili, i cili ka dalë hapur në mbështetje të Mimoza Ahmeti, duke sulmuar njëkohësisht produksionin e Ferma VIP.

Përmes një statusi të gjatë, Akili ka ngritur dyshime të forta mbi mënyrën se si po trajtohet Moza brenda formatit, duke lënë të kuptohet se produksioni nuk e dëshiron si fituese.

Sipas tij, televizioni ka gabuar që ka futur një figurë si Mimoza Ahmeti në një reality show, pa kuptuar nivelin e saj intelektual dhe ndikimin që ajo ka te publiku.

Harruan faktin që Mimoza Ahmeti nuk është një personazh ‘kazani’. Niveli i saj intelektual, psiqik dhe akademik kalon arritjet e një televizioni të tërë”, shkruan ai.

Advertisements

Akili shprehet gjithashtu se njerëz si Moza nuk mund të kontrollohen nga skenarë televizivë, pasi sipas tij, ajo është “vetë skenari më i mirë”.

Në reagimin e tij, ai pretendon se poetja nuk është planifikuar të shpallet fituese, por pavarësisht kësaj, ajo e ka fituar publikun që në javët e para të spektaklit.

Sot e mbështes fort Mozën sepse e di që nuk është aspak e vendosur që ajo ta fitojë. Por ajo e ka fituar që javën e parë atë garë”, shkruan më tej ai.

Në fund, Akili i bën thirrje produksionit që të ndryshojë qasje dhe të vlerësojë figurën e Mozës përballë banorëve të tjerë.

Postimi i tij ka ndezur menjëherë debat në rrjet, ku ndjekësit janë ndarë mes atyre që mbështesin Mozën dhe atyre që besojnë se gara duhet të vendoset vetëm nga publiku.

 

Leave a Comment

2