Reagon ashpër Luiz Ejlli për tragjedinë

Këngëtari i njohur Luiz Ejlli ka reaguar me tone të forta pas ngjarjes tragjike ku humbën jetën dy fëmijë, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka kritikuar ashpër publikimin e videove të aksidentit, duke theksuar se ato nuk duhet të trajtohen si “kontent” apo burim klikimesh.

“Videot e aksidentit nuk janë ‘kontent’. Nuk janë ‘klikime’. Janë sekondat e fundit të jetës së fëmijëve. Janë dhimbja më e madhe e një familjeje që po copëtohet,” – shprehet ai.

Ejlli shkon më tej duke akuzuar jo vetëm ata që publikojnë pamje të tilla, por edhe institucionet, duke theksuar se një sistem që nuk reagon në kohë bëhet pjesë e fajit. Sipas tij, Kodi Penal duhet të ashpërsohet urgjentisht për të parandaluar tragjedi të tilla në të ardhmen.

Ai gjithashtu nënvizon se kjo nuk është thjesht një ngjarje e izoluar, por një dështim kolektiv i shoqërisë për të reaguar dhe për të parandaluar raste të ngjashme.

“Nëse sot janë këta fëmijë, nesër mund të jenë të tjerë. Nuk duhet të heshtim,” – përfundon reagimi i tij, duke bërë thirrje për ndërgjegjësim dhe ndryshim të menjëhershëm, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Leave a Comment