Reagon për herë të parë protestuesi që u tërhoq zvarrë në Zvërnec: “Më mbushën gojën me…” (VIDEO)

Një qytetar nga Zvërneci ka reaguar publikisht pas ngjarjeve të fundit të ndodhura në zonë, duke bërë akuza të forta për dhunë dhe presion gjatë protestës së zhvilluar atje.

Eduart Subashi, i cili pretendon se është dhunuar gjatë përplasjes në Zvërnec, ka kërkuar ndërhyrjen e institucioneve shtetërore, duke iu drejtuar publikisht Kryeministrit për zgjidhjen e situatës.

Sipas deklaratës së tij, tokat ku po zhvillohet konflikti janë pronë e trashëguar nga familja e tij dhe disponojnë dokumentacion të rregullt pronësie. Ai thekson se është pjesë e minoritetit grek dhe mban gjithashtu shtetësi greke.

Subashi deklaron se pas incidentit është kontaktuar nga përfaqësues të Ambasadës Greke, të cilët, sipas tij, kanë shprehur interes dhe mbështetje për rastin.

Advertisements

Deklarata më e fortë e tij lidhet me momentet e përplasjes, ku ai pretendon se ka qenë viktimë e dhunës fizike.

“Më vunë pistoletën në kokë dhe më mbushën gojën me gjak”, është shprehur Subashi, duke përshkruar atë që sipas tij ka ndodhur gjatë përplasjes me rojet private në Zvërnec.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të incidentit.

Leave a Comment

2