
Për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve, Instituti i Gjeoshkencave ka dhënë alarmin se shtrëngatat mund në krijojnë probleme si rrëshqitje të dherave dhe vërshime të ujit në zonat urbane të lokalizuara, në varësi të sistemit të kanalizimeve, sidomos në qarqet Durrës, Shkodër apo Lezhë.
Era e fortë parashikohet të vijojë edhe në orët në vijim të kësaj të shtune dhe gjatë natës, kryesisht në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa të dielën parashikohet të ulet intesiteti i saj dhe do jetë kryesisht një erë e lehtë deri mesatare.
Ndërkohë që reshjet e shiut gjatë të dielës parashikohet të jenë të dobëta në të gjitha qarqet. Për shkak të reshjeve dhe lagështisë në ajër temperaturat kanë pësuar ulje me disa gradë.Sipas IGJEO, temperaturat të dielën do të arrjnë në 20 gardë Celsius në zonat e ulëta ndërsa vlerat minimale do të zbresin në 6 gardë Celsius në zonat malore. /skyweb.al