Mbrëmjen e djeshme, shtëpia e Big Brother VIP Albania mori një energji krejt tjetër kur figura të njohura të ekranit u futën si vizitorë për të surprizuar banorët.
Mes tyre ishte edhe këngëtarja dhe moderatorja Rozana Radi, e cila nuk e pati aspak problem të trazonte ujërat, veçanërisht me një nga protagonistët më të përfolur të këtij edicioni, Rogert Sterkajn.
Rozana dukej se e kishte shënjestruar qartë, duke i drejtuar atij pyetjen epike ballë për ballë: “Pse nuk je bërë strateg në jetën tënde? Pse ke dështuar dhe ke përfunduar keq?”
Edhe pse banori u përpoq të justifikohej me përgjigje diplomatike për të shmangur këtë etiketim, vizitorja ia preu shkurt duke i thënë se kur të bëhet strateg në jetë, atëherë do të bëhet edhe në lojë.