Selina thyen heshtjen për burgun: “Ja e vërteta për babain tim…”

Selina ka vendosur të reagojë publikisht pas mesazheve të shumta që, sipas saj, ka marrë ditët e fundit lidhur me babain e saj dhe aludimet që kanë qarkulluar rreth tij.

Në një reagim emocional, ajo ka sqaruar se është pyetur vazhdimisht nga ndjekësit nëse babai i saj ndodhet në burg apo ku është aktualisht. Përballë këtyre komenteve dhe spekulimeve, Selina ka zgjedhur të flasë vetë, duke thënë se ka ardhur koha që publiku të dëgjojë versionin e saj.

“Kam marrë shumë mesazhe për babain tim, nëse është në burg apo ku ndodhet. Erdhi koha të dini të vërtetën”, është shprehur ajo, duke lënë të kuptohet se lajmet dhe komentet që kanë qarkulluar nuk pasqyrojnë realitetin sipas saj.

Selina ka theksuar se edhe në rastet kur dikush ndodhet në burg, kjo nuk do të thotë automatikisht se ai është njeri i keq. Ajo u shpreh se ka shumë njerëz që mund të përballen me situata të padrejta, duke kërkuar që publiku të mos gjykojë pa e ditur të gjithë të vërtetën.

Më pas, ajo ka mohuar qartë pretendimet që lidhen me babain e saj, duke deklaruar se ai nuk ndodhet në burg. Sipas saj, babai ka disa çështje personale dhe punë të tijat, të cilat familja nuk dëshiron t’i bëjë publike.

“Babai im nuk është në burg. Ai ka disa punë personale, të cilat nuk do t’i bëjë publike”, ka shkruar Selina.

Në reagimin e saj, ajo e ka përshkruar të atin si një njeri të ndershëm, punëtor dhe familjar, ndërsa ka shprehur zhgënjim për mënyrën se si është paraqitur në media. Sipas Selinës, babai i saj është trajtuar padrejtësisht dhe është portretizuar sikur të ishte kriminel.

“Mediat e kanë bërë si të ishte kriminel”, ka shtuar ajo, duke dhënë një mesazh të qartë kundër paragjykimeve dhe aludimeve publike.

Në fund të reagimit, Selina ka zgjedhur ta mbyllë me një dedikim prekës për babain e saj, duke shkruar: “Të dua shumë, Selina jote.”

Ky reagim ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, pasi Selina rrallëherë ka folur kaq hapur për çështje personale dhe familjare.

Leave a Comment