
Fansat janë totalisht të habitur pas aludimeve se marrëdhënia mes Festa Qoqajt dhe Bonartit ka marrë fund. Edhe pse dyshja prej kohësh dukeshin shumë të afërt dhe shpesh postonin momente romantike bashkë, ndjekësit kanë vënë re se ata nuk po shfaqen më së bashku dhe madje kanë hequr disa foto nga rrjetet sociale. Por ajo që ka bërë bujën më të madhe është ndryshimi i menjëhershëm i Festës pas kësaj ndarjeje të përfolur.
Vetëm pak ditë pas thashethemeve për fundin e lidhjes, Festa nisi të publikojë foto super të nxehta dhe tepër provokuese nga pushimet dhe daljet e saj të natës. Komentet kanë shpërthyer menjëherë, ku shumë fansa po thonë se kjo është mënyra e saj për t’i treguar Bonartit se çfarë ka humbur. Në disa nga postimet e fundit, Festa shfaqet më e lirë dhe më e sigurt se kurrë, duke marrë mijëra pëlqime dhe reagime brenda pak minutash.
Ndërkohë, Bonarti ka qëndruar totalisht në heshtje dhe nuk ka bërë asnjë reagim publik, gjë që ka shtuar edhe më shumë dyshimet se mes tyre ka ndodhur diçka serioze. A është kjo fundi përfundimtar i çiftit apo vetëm një krizë momentale që po trondit rrjetin? 👀🔥
