
Shokon Arjan Konomi: “Konkurrentën në Përputhen bënin seks”/ Përmend edhe emra
Emisioni “Goca dhe Gra” ka sjellë debate dhe zbulime të papritura, ku i ftuar në panel ishte opinionisti i njohur, Arjan Konomi.
Ndonëse fokusi i bisedës ishin katër finalistët e formateve aktuale dhe dinamikat e ekranit, Arjani e ka kthyer vëmendjen pas në kohë, te një nga programet më të komentuara ku ai vetë ka qenë protagonist i padiskutueshëm: “Për’puthen”.
Opinionisti nuk i ka kursyer aspak deklaratat e forta dhe pa doreza lidhur me ngjarjet e fshehta të emisionit të dashurisë.
