
Pas koncerteve të suksesshme në Kosovë në dhjetor të vitit 2025, Dafina Zeqiri po vazhdon turneun “Supernova” edhe jashtë vendit.
Së fundmi, artistja ka performuar në Athinë, ku ka dhuruar një mbrëmje të madhe përpara qindra të pranishmëve. Atmosfera ka qenë elektrizuese, me publikun që ka kënduar bashkë me të hitet më të njohura.
Megjithatë, momenti më i veçantë i mbrëmjes ka qenë prania e djalit të saj, Daskanit, i cili në korrik të këtij viti mbush njëvjeç. Vogëlushi ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me reagimet e tij teksa shikonte nënën në skenë, duke e bërë këtë koncert edhe më emocional për këngëtaren
Ai mori gjithë vëmendjen në koncert me reagimin e tij, teksa ndodhej në krahët e të atit dhe ndiqte me admirim Dafina Zeqirin në skenë.
“Momenti më i mirë i shfaqjes”, ishte përshkrimi që shoqëronte postimin, duke e bërë edhe më të veçantë këtë çast për fansat.
Ndërkohë, këngëtarja performoi një sërë hitesh nga fillimet e karrierës e deri te projektet më të fundit, duke e kthyer mbrëmjen në një spektakël të paharrueshëm për publikun në Athinë.
Pas këtij koncerti, turneu “Supernova” do të vazhdojë më 15 maj në Sheshi Skënderbej, ku pritet një tjetër natë e madhe për fansat, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE