TRAGJIKE! Vala e të nxehtit në Britani merr 17 jetë brenda pak ditësh – dhe paralajmërime për….

Vala e të nxehtit që përfshiu Britaninë e Madhe gjatë ditëve të fundit të majit ka shkaktuar vdekjen e 17 personave, ndërsa temperaturat e larta kanë detyruar mijëra qytetarë të kërkojnë freski në plazhe dhe në det.

Sipas raportimeve, viktimat janë regjistruar në disa rajone, përfshirë Yorkshire-in Jugor dhe Perëndimor, Cornwall-in, Hampshire-in, Warwickshire-in, Cheshire-in, Pembrokeshire-in, Lincolnshire-in dhe Lancashire-in.

Më 26 maj u regjistrua dita më e nxehtë e muajit maj në historinë e Anglisë dhe Uellsit. Në Kew Gardens temperatura arriti në 35.1 gradë Celsius, ndërsa në Bute Park të Cardiff-it u matën 32.9 gradë Celsius.

Ndërkohë, temperatura më e lartë e regjistruar dje ishte 24.7 gradë Celsius në Bushy Park, në Richmond upon Thames.

Advertisements

Meteorologët kanë paralajmëruar se gjatë ditës së sotme pritet një rënie e temperaturave, e shoqëruar me mot të paqëndrueshëm dhe stuhi në disa pjesë të vendit.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes gjatë kushteve ekstreme të motit, pasi temperaturat e larta mund të paraqesin rrezik serioz për shëndetin, veçanërisht për të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore.

Leave a Comment

2