U nda nga jeta pasi konsumoi fotoksinë, del detaji me i fundit per vd*kjen e Xhuana Nikollajt, familjaret…

Dy muaj pas ndarjes tragjike nga jeta të 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, familjarë dhe qytetarë të Lezhës janë mbledhur në qendër të qytetit për të kërkuar drejtësi dhe për të ndezur qirinj. E reja i dha fund jetës si pasojë e dhunës së ushtruar nga ish-bashkëshorti i saj Eraldo Fizi i cili është ende në kërkim nga policia.

Mes lotëve dhe dhimbjes së madhe, të pranishmit kanë kërkuar sërish që e vërteta të zbardhet dhe përgjegjësit të marrin dënimin që meritojnë.

Dy muaj që familjarët e Xhuana Nikollajt jetojnë me dhimbjen e humbjes së vajzës së tyre, dy muaj që presin drejtësi. Ata shprehen se kanë shumë dyshime për rrethanat e ngjarjes ndaj kërkojnë nga institucionet përgjegjëse të bëhet drejtësi dhe transparencë pa vonesa.

“Drejtësia duhet të vendoset në vend sa më parë, që autori të kapet. Institucionet të bëjnë punën. Të mos e zvarrisin dhe çdo veprim të bëhet në transparencë dhe të dalë e vërteta. Kemi shumë pyetje dhe nuk kemi marrë përgjigje. Përse nuk është kapur akoma autori. Të vazhdojnë kërkimet e të mos ndalen që ai të kapet sa më shpejt” – thotë Marja Nikollaj.

Motra e Xhuanës u shpreh se kjo drejtësi është edhe sensibilizim për të gjitha femrat e tjera që të mos kenë fatin e Xhuanës.

“Jemi mbledhur sot këtu, me një dhimbje shumë të madhe. U bënë dy muaj nga ikja e Xhuanës dhe akoma nuk është vendosur drejtësi. U bëjmë një lutje të gjithë institucioneve përkatëse, ta zbulojmë të vërtetën e të kapet autori. Kjo drejtësi është sensibilizim për të gjitha femrat që mos të dëgjoj nesër pasnesër të kenë fatin e Xhuanës” – tha Silvana Nikollaj, e motra e Xhuanës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Leave a Comment