
Një nga çiftet më të përfolura të momentit në “Ferma VIP”, Indri dhe Vanesa, kanë kaluar nga afrimiteti dhe aludimet në një hap konkret, duke shkëmbyer puthjen e parë në buzë gjatë festës së organizuar mbrëmjen në fermë.
Në videon që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale, dyshja shfaqet duke kaluar momente të afërta nën ritmet e muzikës, të veshur në stilin “country” dhe të përfshirë në atmosferën festive së bashku me banorët e tjerë.
Gjatë vallëzimit të përqafuar, Indri dhe Vanesa janë afruar me njëri-tjetrin dhe kanë ndarë një puthje, e cila ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut dhe ndjekësve të formatit.
Megjithatë, zhvillimet e fundit tregojnë se tërheqja mes saj dhe Indrit ka qenë më e fortë se dilemat personale, duke çuar në një afrim që tashmë duket se ka kaluar kufirin e miqësisë.
Mbetet për t’u parë se si do të ndikojë kjo romancë e re në dinamikat e “Ferma VIP” dhe si do ta presin banorët e tjerë këtë çift të sapoformuar brenda shtëpisë.
