
Afrimiteti mes Vanesës dhe Indrit në “Ferma VIP” ka kthyer jetën e saj personale në kryefjalën e mediave rozë ditët e fundit.
Së fundmi, në rrjetet sociale dhe portale të ndryshme u përhap me shpejtësi një lajm, ku pretendohej se ishte zbuluar identiteti i të dashurit të saj.
Sipas këtyre lajmeve (të shoqëruara me disa imazhe), thuhej se “partneri” i saj kishte fshirë të gjitha fotot dhe videot që kishin bashkë, si një reagim i ashpër ndaj afrimitetit të Vanesës me Indrin brenda fermës. Por, e gjithë kjo zhurmë mediatike rezulton të jetë një lajm i rremë!
E vërteta është se djali që shfaqet në fotot dhe videot që po bëjnë xhiron e rrjetit, nuk është aspak i dashuri i saj, por në fakt është vëllai i Vanesës.
Për sa i përket partnerit të saj të vërtetë, misteri mbetet i pazgjidhur. Vetë Vanesa e ka sqaruar më parë këtë pjesë brenda shtëpisë, duke treguar se i dashuri i saj është një person shumë privat dhe hermetik, i cili nuk ka dëshirë të ekspozohet dhe madje nuk zotëron as llogari në rrjetet sociale, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE