
Një deklaratë e bërë nga Ylli Dreshaj ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, pasi ai foli për të ardhurat nga reklamat e Festa Qoqaj.
Sipas Dreshajt, Qoqaj mund të përfitojë nga 15 deri në 20 mijë euro për një reklamë të vetme, një shifër që ka habitur publikun.
Ai gjithashtu u shpreh se pjesëmarrja në Big Brother nuk është domosdoshmërisht arsyeja kryesore për të ardhura kaq të larta.
“S’ka qenë në Big Brother me marrë kaq shumë,” deklaroi ai, duke lënë të kuptohet se ndikimi në rrjete sociale dhe marketingu personal luajnë rol kyç në këto fitime.
Deklarata ka hapur debat mbi të ardhurat e influencerëve dhe mënyrën se si funksionon industria e marketingut digjital.
Ndjekësit kanë reaguar me komente të ndryshme, ku disa e konsiderojnë këtë normale për figurat me ndikim të madh, ndërsa të tjerë janë shprehur skeptikë për shifrat e përmendura.
Në çdo rast, kjo deklaratë ka rikthyer vëmendjen te fitimet e larta që mund të gjenerohen nga rrjetet sociale në ditët e sotmedo t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE