
Pas përfundimit të spektaklit më të ndjekur, burime pranë tyre zbulojnë se Mateo dhe Brikena po kalojnë çdo moment së bashku, larg syve të publikut, por jo mjaftueshëm për të mos u vënë re. Thuhet se takimet e tyre janë bërë të përditshme dhe kimia mes tyre është më e fortë se kurrë.
Dëshmitarë okularë pretendojnë se dyshja janë parë në ambiente private duke qeshur, duke shkëmbyer përqafime dhe duke mos i hequr sytë nga njëri-tjetri. A është kjo një lidhje e re që po lind, apo diçka që ka filluar që brenda shtëpisë dhe tani po shpërthen jashtë saj?
Fansat janë të ndarë: disa e mbështesin këtë afrim të papritur, ndërsa të tjerë dyshojnë për një histori më të thellë që ende nuk është zbuluar. Një gjë është e sigurt – Mateo dhe Brikena po bëhen kryefjala e çdo bisede dhe duket se kjo histori sapo ka filluar…