
Lajmi i gëzueshëm se biznesmeni Krenar Çoçaj dhe modelja Endi Demneri janë në pritje të një djali, duket se ka shënuar
përfundimisht arkivimin e historisë së tij të gjatë të dashurisë me Luana Vjollcën.
Megjithatë, hijet e së shkuarës vazhdojnë të mbeten prezentë, këtë herë jo në rrafshin sentimental, por në atë pronësor.
Bazuar në të dhënat e raportuara nga “Prapaskena”, prezantuesja e njohur vazhdon të jetojë në apartamentin luksoz të
sipërmarrësit, i pozicionuar në kompleksin rezidencial “Kodra e Diellit”.
Burimi bën me dije se Çoçaj ka adresuar kërkesa të njëpasnjëshme drejt ish-partneres për të liruar ambientin e banimit, apelim
i cili është pritur me kërkesa të vazhdueshme për kohë shtesë nga ana e Vjollcës.
Përballë kësaj situate të rënduar dhe refuzimit për të dorëzuar asetin imobiliar, i njëjti burim tregon se biznesmeni po shqyrton
masa më drastike ligjore.
Nëse kjo situatë hezitimi për lirimin e hapësirës vazhdon, theksohet se nuk përjashtohet si opsion as përfshirja e forcave të rendit për të mundësuar largimin e moderatores nga banesa, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE