VIDEO/ “Hajt prej zotit ju ardhtë”: Gresa ofendon dhe mallkon ata që votuan Mozën

Zhvillimet e fundit në “Ferma VIP” janë shoqëruar me tensione të larta pas përfundimit të spektaklit të mbrëmshëm, duke shkaktuar reagime të forta edhe jashtë shtëpisë.

Në qendër të kritikave është vendosur Gresa, e cila, gjatë një momenti revolte, ka përdorur një fjalor ofendues dhe mallkues drejtuar audiencës që ndjek dhe voton programin.

Përmes një deklarate që ka bërë xhiron e rrjetit, ajo u shpreh: “Hajt pra masi populli është budallë, prej Zotit ju ardhtë”.

Ky shpërthim i konkurrentes vjen si pasojë e pakënaqësive të saj lidhur me mbështetjen masive dhe popullaritetin që publiku po i jep një tjetër banoreje, Mimozës.

Kjo deklaratë ka ngjallur indinjatë të thellë te teleshikuesit dhe në mediat rozë.

Qëndrimi i saj po cilësohet gjerësisht si i papranueshëm dhe si një mungesë e theksuar respekti ndaj publikut, duke e kthyer këtë incident në një prej temave më të diskutuara aktualisht në platformat sociale.

Leave a Comment