
Meteorologia Lajda Porja ka parashikuar motin për këtë fundjavë teksa u shpreh se e shtuna dhe e diela do të jenë ditë të ngrohta.
Porja shtoi se vlerat minimale të temperaturave pritet që të rriten. Pritet kryesisht diell, ndërsa herë pas here do ketë vranësira.
E shtuna dhe e diela pritet që të jenë ditë të ngrohta. Pritet që të ngrohen edhe mëngjeset. Në mëngjes, ndërsa vlerat minimale që kanë qenë 3 apo 4 gradë, do të shkojnë 23 deri në 24 gradë celcius.
Fundjava, paradite do të jetë kryesisht me diell, mesdita dhe pasditja, së paku pas orës 14:00 do të kemi vranësira. Nuk do të kemi një qiell total të pastër, por do ketë dhe vranësira. Nga mesi i javës tjetër do ketë ndryshim të motit. Reshje do të ketë të martën dhe të mërkurën e javës tjetër.
Foli dhe për motin në rajon, duke u shprehur se pjesa më e madhe e Ballkanit do ketë mot të kthjellët, duke lënë pas temperaturat e ulëta”, tha Porja, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE