
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë, ku një djalë 12-vjeçar, Matteo Brandimarti, ka humbur jetën pasi u bllokua në filtrin e një xhakuzi në një hotel.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së dielës së Pashkëve Katolike, në Pennabilli, pranë Riminit, kur i mituri kishte hyrë në xhakuzi, i cili ishte në funksion me sistemin e hidromasazhit të aktivizuar.
Sipas informacioneve, në rrethana ende të paqarta, këmba e djalit është bllokuar në grykën e thithjes së instalimit, duke e mbajtur të zhytur nën ujë.
Fatkeqësisht, ndërhyrja në kohë e babait dhe xhaxhait, të cilët nxituan në vendngjarje sapo kuptuan seriozitetin e situatës, ishte e kotë. Këmba e fëmijës u lirua pas disa sekondash, ndoshta minutash, gjatë të cilave 12-vjeçari nuk ishte në gjendje të merrte frymë, dhe pasi pompa qendrore e thithjes ishte fikur plotësisht.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ekipet e shpëtimit, të cilat e kanë gjetur të miturin në gjendje kritike dhe kanë nisur manovrat e reanimimit. Mjekët arritën ta rikthenin në jetë dhe vendosën transportimin e tij urgjent me helikopter drejt spitalit.
I mituri u intubua dhe u vendos në mbështetje mekanike, por më 9 prill u shpall i vdekur nga truri.
Sipas mediave lokale, prindërit e tij, Mauricio dhe Nicoletta, kanë dhënë pëlqimin për dhurimin e organeve. Ndërkohë, po shqyrtohet mundësia e kryerjes së autopsisë për të sqaruar plotësisht shkaqet e vdekjes.
Prokuroria ka nisur hetimet për “vrasje nga pakujdesia”, ndërsa deri më tani nuk ka persona konkretë të akuzuar. Zona e pishinës dhe ambienteve spa është mbyllur prej ditësh, ndërsa vijojnë kontrollet teknike, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE