“Në skenë edhe Xhensila Myrtezaj – Si kanë pastruar Arlinda Meko Kola dhe Alfred Mezini paratë e korrupsionit të AKSHI-t, skema që sfidon SPAK-un! Ja faturat!”

Ashtu siç sinjalizuam disa ditë më parë, Prapaskena sjell evidenca me natyrë penale mbi një skemë të dyshuar evazioni fiskal, faturimesh fiktive, falsifikimi dokumentacioni, fshehje të ardhurash dhe pastrim parash, të kryer nga Arlinda Guri Meko, në bashkëpunim me bashkëjetuesin dhe bashkëpunëtorin e saj Alfred Rushit Mezini.

Arlinda Meko ka vepruar si derivat dhe kamuflim i Bedri dhe Rogers Rryta, babë e bir, pronar i një rrjeti kompanish me aktivitet të dyshimtë, përfshirë edhe kompaninë Mega Distribution shpk. Përmes faturimeve fiktive, shpesherë jashtë objektit të veprimtarisë së kompanive, Arlinda Meko (Kola) ka mundësuar pastrimin e jo vetëm parave të korrupsionit të AKSHI-t, por edhe të aktiviteteve të tjera të paligjshme.

Nga analiza e dokumentacionit, ekstrakteve të QKR-së, pasqyrave financiare, pasqyrave analitike të blerjeve/shitjeve dhe informacioneve të administruara, rezulton ekzistenca e një mekanizmi të organizuar financiar dhe tatimor, i cili dyshohet se ka funksionuar për disa vite nëpërmjet:

-faturimeve fiktive;

Advertisements

-kreditimit artificial të TVSH-së;

-përdorimit të dokumentacionit të falsifikuar;

-qarkullimit të padeklaruar të parave;

-fshehjes së të ardhurave;

-si dhe përdorimit të personave dhe shoqërive të lidhura.

Rrethana faktike

Arlinda Meko (Kola) rezulton pronare e shoqërisë “Bicontal Solution” sh.p.k., NIPT: L21312016B, me adresë: Rruga Sami Frashëri, Pallati Titan Konstruksion, Zona Kadastrale Nr.8380, Kati 10, Apartamenti 34. Sipas ekstraktit të QKR-së, disa ndryshime gjatë veprimtarisë së saj janë: Depozitimi i certifikatës familjare date 15.05.2018 ku vertetohet ndryshimi i mbiemrit te ortakes dhe administratores, nga “Arlinda Kola” në “Arlinda Meko”.

Depozitimi i vendimit date 06.02.2019, ku është vendosur, ndryshimi i adresës kryesore te ushtrimit te aktivitetit te shoqërisë, nga Njësia bashkiake nr.5, Rruga Muhamet Gjollesha, Pallati Moskat nr.1, Shkalla 2, Kati 2 Apartamenti 11, në rruga Sami Frashëri, Pallati Titan Konstruksion, Zonë Kadastrale Nr.8380, Kati 10, Apartamenti 34 dhe ndryshimin e adresës së e-mail-it në kola.arlinda@gmail.comDepozitimi i vendimit të asamblesë së përgjithshme, datë 12.06.2019, ku është vendosur: ndryshimi i numrit të kontaktit. Telefon ishte (“0694263880”) u bë (“0692075194”)

Alfred Mezini, ushtron profesionin e avokatisë i regjistruar në QKR si person fizik, NIPT L62203028F dhe numër kontakti 0672174884.

Rezulton gjithashtu se znj. Arlinda Meko është pjesë e ekipit të punës së shoqërisë “Albanian Consultancy”, NIPT: L41310001P, me administrator shtetasin Gentian Barjamaj, shoqëri me aktivitet në fushën e auditimit, kontabilitetit dhe konsulencës fiskale.

Nga informacionet dhe dokumentacioni i pasqyrave analitike të blerjeve/shitjeve, transfertave financiare dhe informacionit të administruar, rezulton se skema e dyshuar e evazionit fiskal dhe kreditimit artificial të TVSH-së funksiononte nëpërmjet një mekanizmi të organizuar financiar ndërmjet shoqërive “Mega Distribution”, “Alban Construzioni”, “FASTECH” sh.p.k. dhe “SOFT SOLUTION” sh.p.k.

Skema e faturimeve fiktive dhe pastrimit të parave

Konkretisht, “Mega Distribution” lëshonte fatura tatimore me TVSH ndaj subjekteve të sipërcituara për punime, shërbime apo situacione teknike të dyshuara si fiktive ose të pambështetura me dokumentacion real teknik dhe ekonomik.

Pas lëshimit të faturave:

-subjektet përfituese kryenin pagesat nëpërmjet sistemit bankar drejt llogarive të “Mega Distribution”, duke krijuar në dukje transaksione të rregullta tregtare;

-këto pagesa përdoreshin për të justifikuar kreditimin e TVSH-së dhe uljen artificiale të detyrimeve tatimore të shoqërive përfituese;

-më pas shumat e transferuara tërhiqeshin cash nga llogaritë e “Mega Distribution”;

-dhe sipas informacioneve të disponuara, pjesa kryesore e shumave u rikthehej subjekteve paguese pa komponentin e TVSH-së.

Në këtë mënyrë subjektet që merrnin faturat përfitonin kreditim artificial të TVSH-së dhe rritje fiktive të shpenzimeve, ndërsa organizatorët e skemës përfitonin vlerën e TVSH-së dhe diferenca monetare të padeklaruara.

Për ta bërë më të qartë mënyrën e funksionimit të skemës së dyshuar, po japim një shembull ilustrues:

Në rast se një subjekti i pritej një faturë fiktive në vlerën totale 10,000,000 lekë me TVSH, kjo shumë përfshinte rreth 1,666,667 lekë TVSH dhe rreth 8,333,333 lekë vlerë bazë të faturës. Subjekti që merrte faturën kryente pagesën e plotë nëpërmjet bankës drejt llogarisë së “Mega Distribution”, duke krijuar në dukje një transaksion të rregullt tregtar. Në dokumentacion rezultonte sikur kanw shitur çokollata dhe biskota, ndërkohë që ekzistojnë dyshime të forta se këto blerje nuk janë kryer realisht.

Leave a Comment