Pas daljes nga Ferma VIP, Ola flet për ofendimin ndaj Arbanës: “Ajo nuk kishte pse ndërhynte”

Në puntatën e sotme të emisionit Ferma Vip Club, e ftuar ishte Fabjola Elezaj, e cila u eliminua vetëm pak ditë më parë pas ofendimit të bujshëm drejtuar moderatores Arbana Osmani.

Gjatë kësaj interviste, Fabjola sqaroi pozicionin e saj, duke u mbështetur në argumentin se moderatorja kaloi kufijtë e rolit të saj.

Siç dëgjohet qartë në videon e publikuar nga emisioni, kur prezantuesi i kujton se personi të cilit iu drejtua nuk ishte një personazh i shtëpisë, Fabjola ndërhyn menjëherë për të mbrojtur qëndrimin e saj.

Ajo thekson se fakti që Arbana është moderatore dhe jo konkurrente, e bën ndërhyrjen e saj të papranueshme për lojën.
Përderisa nuk është personazh brenda, nuk kishte pse të përziente shoqërinë e vet se si i drejtohet ajo shoqërisë së vet, sepse hyri në debat, shprehet Fabjola me bindje. Moderatorja nuk kishte pse me hy në debat duke thënë që unë kështu i drejtohem miqve të mi. A hajde bëhemi miq pra, nuk e kuptoj.”

 

Leave a Comment