Rikthehet Gjesti: Publikon albumin e ri, i bën diss Xhenetes (VIDEO)

Rikthehet Gjesti me album të ri: Nuk mungon as “diss-i” për Xhenetën

Gjesti është rikthyer fuqishëm në skenën muzikore, duke publikuar albumin e tij më të ri, i cili menjëherë ka marrë vëmendjen e fansave.

Ajo që ka rënë më shumë në sy është se në disa vargje të këngëve të reja, fansat kanë vërejtur disa thumbime që po interpretohen si “diss” ndaj Xhenetës. Kjo ka bërë që rrjeti të ndizet me komente të shumta, ndërsa ndjekësit po analizojnë çdo tekst për të kuptuar kujt i drejtohen mesazhet e Gjestit.

Edhe pse artisti nuk ka përmendur emra drejtpërdrejt, shumë fansa janë të bindur se disa nga vargjet lidhen me raportin e tij me Xhenetën dhe situatat që janë komentuar më herët në publik.

Albumi i ri tashmë po qarkullon në rrjete sociale dhe platforma muzikore, ndërsa reagimet nuk kanë munguar.

Për ta dëgjuar albumin e plotë, linkun e gjeni me poshte

Leave a Comment