Sfida e vrapimit/ Brikena merr komente të ashpra nga publiku pas incidentit me Selinën

Shtëpia e “Big Brother VIP” është përfshirë së fundmi në një sfidë fizike që ka sjellë jo pak debate nga ndjekësit jashtë saj.

Përmes një zarfi nga produksioni, banorët u njoftuan për një garë vrapimi ku do të ndaheshin në dyshe për të fituar një çmim prej 1 mijë eurosh karburant.

Sipas rregullave, fituesit e raundit të parë do të përballeshin në një garë finale për të shpallur fituesin.

Gara e shumëpritur nisi me përballjen e parë mes Selinës dhe Brikenës, por një moment i papritur ndryshoi krejtësisht rrjedhën.

Advertisements

Gjatë përpjekjes për të kapërcyer divanet në oborr, Brikena u pengua dhe u rrëzua. Në një gjest mjaft human dhe sportiv, Selin ndaloi menjëherë vrapimin për ta ndihmuar dhe për t’u siguruar nëse kundërshtarja e saj ishte lënduar.

Megjithatë, Brikena e shfrytëzoi këtë moment ndalese, u ngrit me shpejtësi dhe vazhdoi vrapin drejt butonit për të fituar sfidën, duke lënë Selinën në vend.

Ky veprim i Brikenës, i cili nga jashtë u pa qartë si një hile për të përfituar nga mirësia e tjetrit, nuk është pritur aspak mirë.

Rrjetet sociale kanë shpërthyer në komente mjaft të ashpra kundër saj, duke e cilësuar si “të pabesë” dhe duke dënuar falsitetin e treguar vetëm për një lojë.

Nga ana tjetër, publiku ka vlerësuar maksimalisht gjestin e Selinës.

Ashtu siç duket edhe nga komentet e shumta mbështetëse, ndjekësit theksojnë se duke ndaluar për të ndihmuar, Selin tregoi anën e saj njerëzore dhe u shpall “fituesja e vërtetë në të gjitha dimensionet”, pavarësisht rezultatit të lojës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Leave a Comment